Lakers e arrijnë fitoren e parë në NBA, shkëlqen Anthony

Los Angeles Lakers e kanë arritur fitoren e tyre të parë të sezonit në NBA, duke e mposhtur Memphis Grizzlies me tri pikë diferencë 121-118

Carmelo Anthony ka qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes me 28 pikë, tri kërcime, një asistim e dy bllokada.

Teksa, Anthony Davis shtoi 22 pikë dhe tetë kërcime, ndërsa LeBron James me 19 pikë.

Ja Morant ishte më i miri te Grizzlies me 40 pikë dhe 10 asistime.

Lakers në ndeshjen e ardhshme do të përballen me San Antonio Spurs.