“Lajmin e hidhur që mora për ty, mu dukë edhe bota mbrapsht u kthy”, Afërdita Demaki me lot në sy kujton nipin e ndjerë

Afër dy javë më parë këngëtarja Afërdita Demaku pësoi një humbje të madhe në familjen e saj.

Këngëtarja tregoi se djali i vëllait të saj kishte vdekur pas një ataku kardiak.

Tani ajo e ka kujtuar sërish atë përmes një postimi të bërë në Instagram, derisa ka bërë edhe një dedikim për të.

“Ah lajmin e hidhur që mora për ty mu duk edhe bota atë ditë mbrapsht u kthy”, ka shkruar Demaku në postimin e bërë, derisa ka publikuar një pjesë të këngës “Lajm i hidhur”.