Lajmi për “importin e gjakut” nga Serbia ishte i pavërtetë. Ky është demanti i Doganës së Kosovës

Sot gjatë ditës ka qarkulluar një lajm se Kosova dikur kishte importuar gjak nga Serbia. Por, doli se ky lajm është i pavërtetë. Këtë lajm e ka demantuar Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës ka sqaruar se cështja e importit të gjakut nuk është e vërtetë.

“Dogana informon opinionin se kjo cështje nuk është e vërtetë pasi gjatë dy viteve të fundit importi i ashtuquajturi i gjakut njerëzor është në sasi prej rreth 2 kg dhe atë nuk është gjak njerëzor por tarifohen në këtë pjesë të tarifës doganore, respektivisht ky produkt është (reagensa dhe kalibrator) që përdoren për diagnostifikim në aparatura mjekësore si dhe importi i tillë bëhet me leje të agjensionit të barnave dhe është i lejuar me ligj”, thotë Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, për këtë lajm ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se Qeveria Haradinaj nuk ka blerë asnjëherë gjak nga Serbia.