Lajmi i keq për Francën, lëndohet ylli i skuadrës

Kylian Mbappe është tërhequr nga detyra e ekipit kombëtar të Francës për shkak të një dëmtimi, konfirmoi federata franceze.

Mbappe do të humbasë ndeshjet kualifikuese të radhës të skuadrës së tij në Euro 2020 kundër Islandës të premten dhe kundër Turqisë të hënën.

“Pasi foli me lojtarin, i cili po ndiqte një protokoll të rimëkëmbjes që nga e hëna, dhe Franck Le Gall, mjeku i ekipit francez, menaxheri i Francës Didier Deschamps vendosi të kthejë lojtarin në klubin e tij, Paris Saint-Germain”, lexohet një deklaratë nga federata franceze.

“Kylian Mbappe do të largohet nga Clairefontaine të mërkurën në mëngjes. Stafi i Kombëtares së Francës i dëshiron një rikthim të shpejtë Kylian”.

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Alassane Plea është thirrur në vendin e Mbappe dhe pritet të raportojë në Clairefontaine gjatë ditës së sotme.

Kthimi i dëmtimit vazhdon periudhën e vështirë të sezonit për Mbappe, i cili tashmë ka humbur një muaj për shkak të lëndimit.

loading…