LAJMI I FUNDIT/ZYRTARE: Messi largohet nga Barcelona

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar largimin e yllit argjentinas Lionel Messi.

Në një njoftim të enjten në sajtin zyrtar, Barcelona ka thënë se ishte e pamundur që të rinovohet kontrata e Messit për shkak të pengesave financiare dhe stukturore të La Ligas.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle). Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht. FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftim.