LAJMI I FUNDIT: Werderi nuk e lejon Rashicën të luaj për Kosovën
Skuadra e Werder Bremenit ka bllokuar Milot Rashicën shkaku i pandemisë COVID-19, ku ai nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e shtatorit
Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, në të cilën është edhe Rashica, por pas Werder Bremen e ka komunikuar me anë të një njoftimi në twitter që tre lojtarë të saj nuk mund të luajnë me Kombëtaret e tyre.
Bëhet fjalë për Tahith Chong dhe Milos Veljkovic dhe normalisht edhe Rashicën.
Arsyeja që e ka dhënë Werder është pikërisht karantinimi i lojtarëve, pavarësisht si do të dalin ata pas kthimit.
“Arsyeja është se lojari rrezikon nëse udhëton në zonat e rrezikshme që janë definuar nga Instituti Robert Koch edhe nëse pas rikthimit ata dalin negativë në testin për COVID-19, ai duhet të karantinohet për dy javë”, shkruan në këtë njoftim.
Kosova po ka vështirësi në grumbullimin e lojtarëve të saj pikërisht për shkak të pandemisë COVID-19, e ku Kosova është në listën e vendeve që nuk bën të vizitohet nga shumica e vendeve europiane.
Kosova luan dy ndeshje në Ligën e Kombëve. Fillimisht do të përballet me Moldavinë në stadiumin e Parmës, kurse 3 ditë më vonë luan kundër Greqisë në Prishtinë.
Das Trio @TahithC, @milotrashica und @Milos5Veljkovic wird nicht zu den Nationalmannschaften reisen.
— SV Werder Bremen (@werderbremen) August 29, 2020
Der Hintergrund 👉 https://t.co/kIWawaXJXe#Werder pic.twitter.com/Ga9fJ3pz8H