LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani nuk po merr pjesë në takimin e LDK-së për mandatarin

Gati një orë i ka që ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK’së, ku do të vendoset për emrin që kjo parti do të propozojë për kryeministër.

Deri më tani, në selinë qendrore të partisë, ku po mbahet mbledhja janë parë duke hyrë të gjithë fytyrat kyce të LDK’së.

Megjithatë, në takim ende nuk ka shkuar nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja, Vjosa Osmani.

Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

Ditë më parë ajo madje ka deklaruar se ka disa herë që nuk janë duke i bërë ftesë në mbledhje të partisë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa është i propozuari i parë i partisë me nominimin e të cilit janë dakorduar edhe strukturat.

Megjithatë, Mustafa ende nuk ka vendosur se a do të jetë i nominuari për kryeministër.