Lajmi i fundit: Telekomit i tërhiqen mbi 26 milionë euro nga xhirollogaria

Telekomit të Kosovës i janë tërhequr të gjitha mjetet financiare që kanë pasur nga llogaria bankare në “Raiffeisen bank”.

Kjo është bërë pas një vendimi dhe kërkese nga auditori Ilir Mulhaxha, vëllai i deputetet së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Auditori Mulhaxha ka kërkuar që të gjitha fondet e Telekomit t’i kalojnë në llogari kompanisë “Dardafon”, kompani kjo nën pronësinë e Blerim Devollit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj. Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se auditori Ilir Mulhaxha, sot i kanë tërhequr mjetet nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës.

Ai këtë veprim e a quajtur të mjerë dhe qyqarë, e i cili i lë pa paga 3500 punëtorë.

Shkrimi i tij i plotë:

Miq,

Veprimi dhe guximi I sotëm I Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit.

Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorzuar Dardafonit , Ne së bashku me juve miqë dhe punëtore NUK do të dorzohemi.

Shihemi të enjten…!

Telekomi është i Popullit të Kosovës!