LAJMI I FUNDIT! Të hënën seancë e jashtëzakonshme, del në votim Projektligji për Buxhetin e vitit 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook, se të hënën në kuvend do të tentohet të kalohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2021.

Ai ka njoftuar se më kërkesë të mbi 40 deputetëve nënshkrues është thirrur kjo senacë, transmeton Ballkani.info

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i Gashit:

Me kerkese te mbi 40 deputeteve nenshkrues, diten e Hene ne ora 11:00 mbahet seanca e jashtezakonshme per aprovimin e ligjit per ndarjet buxhetore, poashtu ne rend dite eshte edhe miratimi i marreveshjeve nderkombetare qe jane ne procedure.
Pastaj shkojme në zgjedhje!