LAJMI I FUNDIT: Sulmohet gjyqtari anësor në derbin Gjilani-Llapi

Sfida mes Gjilanit dhe Llapit nuk ka kaluar pa eksese.

Pas përfundimit të takimit, disa persona kanë sulmuar gjyqtarin anësor të ndeshjes, Meriton Berisha, shkruan Gazeta Olle.

Lajmin për rrahjen e Berishës e ka konfirmuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Kështu siç po shkon kampionati, atëherë rrezikon të ndërpritet. Unë pas ndeshjes pashë teksa goditeshin arbitrat në formë të dhunshme. Komoditeti i tepërt që u kanë premtuar atyre nga dikush ka bërë që të vjen deri te kjo gjendje”, u shpreh Batatina pas takimit.

Ndryshe, Gjilani fitoi 3:0 në këtë ndeshje.