Shumë persona raportohet se janë lënduar në një aksident trafikur në Serbi, kur një autobus ushtarak është rrokullosur.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për autobusin që udhëtonte nga Golem Sela në drejtim të Vranjës.
Në qendrën e mjekësisë në Vranje kanë thënë se aktualisht janë duke arritur të lënduarit, por nuk kanë dhënë detaje se sa rëndë janë ata, shkruan Ballkani.info.
Informacionet e para flasin për 23 të lënduar, derisa aksidenti ka ndodhur në orën 13 e 20. /Ballkani.info/
loading…







