Robin Haxhi Krasniqi e ka mbrojtur sonte titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Kosovari e ka mposhtur boksierin nga Venezuela me nënshtetësi spanjolle, Ronny Landaeta në Dessau të Gjermanisë, raporton Ballkani.info.

Krasniqi ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve. /Ballkani.info/