Ka reaguar reperi i njohur kosovar, Buta pas përfishrjes së vëllaut të tij në vrasjen e rëndë në Ferizaj, shkruan GazetaDemos.

Ai ka treguar se nga kjo ndodhi ende po merr mbështetje nga njerëzit me ç’rast edhe i ka falenderuar.

Gjithashtu ka reaguar edhe ndaj mediave dhe gazetarëve pas publikimit të lajmit se i njejti ka shkuar në Angli.

“E mediave, portaleve edhe “gazetarëve” për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që menxi presin me i shpik për dy klikime ma shumë. Shyqyr njerzit janë t’meçem e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, thuhet në postimin e tij.

Reperi asnjë rresht nuk e shkruan për të komenuar vrasjen e rëndë që kreu vëllau i tij, Qëndrim Januzaj.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni.

Siç ka njoftuar gjykata, “gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H”.