Gazetari i Kallxo.com, Kreshnik Gashi thotë se është faktike që për 10 pelegrinët serbë të arrestuar në Prizren, policia nuk ka dorëzuar kallëzim penal.

Sipas tij, nuk ka asnjë provë kundër tyre dhe ata janë vetëm dëshmitarë.

“Në fakultet Juridik kemi mësuar që kallëzimi penal bëhet kur ka prova. Policia, e drejtuar nga Xhelal Sveçla, dhe AKI-ja, e drejtuar nga Albin Kurti, nuk kanë bërë kallëzim penal në prokurori për 10 pelegrinët. Pra, institucionet e drejtuara nga Kurti dhe Sveçla nuk e kanë dërguar në prokurori asnjë provë që këta persona kanë lidhje me Radoiçiqin dhe asnjë dyshim se ata janë kriminelë. Kallëzimi është bërë vetëm për dy të tjerë dhe kallëzimi lidhet me prezantim të rremë. Edhe hetimet janë kryer dhe nuk ka shumë të gjetura te paraqitura në kallëzim Të tjerat janë gënjeshtra që synojnë të dezinformojnë publikun. Paaftësia e agjencive qeveritare nuk mund t’i faturohet prokurorisë”, ka shkruar Gashi.

Të kujtojmë se lidhur me lirimin e këtyre serbëve kanë reaguar sot ashpër ministrat në detyrë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla! /Ballkani.info/