Njësia Speciale e Policisë së Kosovës gjatë orëve të mbrëmjes së sotme ka kryer një aksion në Prishtinë në afërsi të Katedrales.

Aksioni i bastisjeve të lokaleve tek ‘Lesna’, sipas informatave që Policia ka dhënë deri më tani është kryer me qëllim të arrestimit të disa personave të kërkuar, por që ende nuk është konfirmuar asgjë më shumë.

Për fillimin e aksionit, Ballkani.info ka raportuar nga vendi i ngjarjes, por arsyet e sakta të bastisjeve nuk janë bërë të ditura.

Nga vendi ngjarjes, është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona deri më tani.

(21:32) – Lajmi i plotësuar:

Ballkani.info kupton se gjatë bastisjes nga Policia e Kosovës tek lokalet e ‘Lesna’, janë arrestuar gjithsej shtatë persona deri më tani. Aksioni është duke vazhduar ende… /Ballkani.info