LAJMI I FUNDIT: Pamje nga vendi i ngjarjes me trupat e të vrarëve nga tragjedia në Pejë (VIDEO)

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë.

Aty dyshohet se ka mbetur i vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Mësohet se përveç viktimave me fatalitet, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër person.

Klan Kosova është duke qëndruar në Pejë, ndërsa më poshtë mund të shikoni disa pamje nga vendi i ngjarjes ku siç shihet në video, dyshohet se aty ndodhi vrasja.