Feronikeli dhe Llapit u takuan sot në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligë.

Nikli arriti fitore me rezultat minimal 1-0 falë golit të realizuar nga Yll Hoxha në minutën e 53’.

Pas përfundimit të ndeshjes brenda ambienteve të stadiumit ‘Rexhep rexhepi’ pati tensione mes zyrtarëve të Llapit dhe Policisë së Kosovës, e ku Njësia Special e arrestoi ndihmës trajnerin, Burim Zhjeqin.

Zhjeqi qëndroi për tri orë në sakiconin policor në Drenas, e më pas është liruar.

Më poshtë keni komunikatën e plotë të klubit të Llapit për atë së çfarë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes me Feronikelin.

Komunikatë për mediaJo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi.Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit.Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale.Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë “lidhni”Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit.Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas.Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë SpecialeShërim të shpejtë Burim#jodhunësmbipersonatzyrtar#nambroni#mosnasulmoni