Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka treguar në detaje për aksidentin që ka ndodhur rreth orës 21:30. “Dy këmbësor kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Ozdrim të Pejës. Kurse personi i tretë është lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtimin në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.
Ai ka shtuar se vdekjen e ka konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info/







