Lajmi i fundit

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Llapnasellë – Graçanicë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur  rreth orës 16:30 në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, raporton Ballkani.info.

Lajmin për Ballkani.Info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

““Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i Trafikut”, ka thënë tuje Ahmeti./Ballkani.info/