Piloti legjendar

Lajmi i Fundit: Michael Schumacherit i kthehet vetëdija

Kampionit të shtatëfishtë të Formula 1, Michael Schumacherit, i është kthyer vetëdija pas një trajtimi në njërin prej spitaleve të Parisit.

Së fundmi, ai i është dërguar në spitalin Georges-Pompidou për t’iu nënshtruar trajtimit me qeliza burimore, shkruan Daily Mail.

50 vjeçari gjerman, i cili pësoi një dëmtim gati fatal të trurit gjatë një aksidenti në vitin 2013 në Alpet Franceze, pritet të lirohet sot nga spitali.

Një infermiere ka thënë për La Parisien, “Po, ai ashtë nën mbikëqyrjen time dhe mund t’ju siguroj se ai ka vetëdije”.

loading…