LAJMI I FUNDIT: Manchester United arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

Trajneri gjerman Ralf Rangnick ka arritur marrëveshje me gjigandin anglez Manchester United që të bëhet trajneri i ri i përkohshëm i tyre.

63 vjeçari, i cili shihet si evoluesi i futbollit modern në Gjermani, është duke u largua nga posti i drejtorit të sportit dhe zhvillimit te Lokomotiv Moscow.

Sipas “The Athletic”, marrëveshja është arritur pasi që klubi i tij momental Lokomitv ka pranuar që ta lirojë Rangnick nga kontrata, pas kontakteve me “Djajtë e Kuq”.

Raportohet se Rangnick ka arritur një marrëveshje gjashtë mujore deri në fund të muajit maj. Ai do t’i ketë edhe dy vite të tjera në rolin e konsulencës.

Për shkak të lejes së punës Rangnick nuk do të marrë drejtimin e Manchester United në ndeshjen kundër Chelseat, që do të thotë se trajneri momental Michael Carrick do të jetë në krye të skuadrës.