Klubi nga Podujeva, KF Llapi ka bërë të ditur se kryesia e këtij klubi sonte do të mblidhet urgjentisht për të shqyrtuar vazhdimin ose jo të garave në Superligën e Kosovës.

Kjo pason humbjen nga Drita në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-2 dhe pakënaqësinë e klubit me gjykimin e ndeshjes, shkruan Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.

Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.

E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve.