LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Arbër Grabovci

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka qëndruar në Pejë, siç e quan ai “në qytetin tim të zemrës.”

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë, sipas tij, po përballet me disa sfida të natyrës personale, ka pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

“Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës”, bëri të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Sot qëndrova në Pejë, në qytetin tim të zemrës.

Pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, kam pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës. Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal. RH