LAJMI I FUNDIT: Hiqet ora policore, gastronomia punon deri në orën 23, maskat hiqen në ambient të hapur

Qeveria e Kosovës sapo ka miratuar vendimin për lehtësimin e masave antiCOVID.

Sipas këtij vendimi, orari i kufizimit të lëvizjes hiqet plotësisht, gastronomia do të punojë deri në orën 23, maskat nuk do të mbahen në ambiente të hapura kur lëvizet nga një person.

Këto masa hyjnë në fuqi nga dita e hënë, 31 maj.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalën e tij. /Ballkani.info/