LAJMI I FUNDIT! Grenell arrinë në Kosovë, niset drejt Qeverisë për ta takuar Hotin

Ambasadori Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur para pak minutash në Kosovë.

Ai së bashku me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit Amerikan ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës dhe është nisur drejt kryeqytetit, konkretisht në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.