Personi i deklaruar i zhdukur dje në Prishtinë, është gjetur para pak çastesh pa shenja jete.
Burime të Ballkani.info thonë se personi me inicialet J.J është gjetur te parku i Velanisë, afër shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Ai është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe FSK-në.
Në videon e siguruar nga Ballkani.info, në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca.







