LAJMI I FUNDIT: Gjendet aeroplani i futbollistit të zhdukur

Është gjetur aeroplani që po bartte sulmuesin e Cardiffit, Emiliano Sala.

Siç raporton “SkySports”, kërkimet rezultuan me gjetjen e aeroplanit të dielën në Kanalin Anglez.

Aeroplani ishte zhdukur nga radarët më 22 janar.

Piloti David Ibbotson dhe futbollisti argjentinas ishin zhdukur.

Sala ishte duke kaluar te Cardiffi pasi klubi arriti marrëveshje për transferimin e tij nga Nantesi.