LAJMI I FUNDIT: Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Serbisë, dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës

Në Kizhevak të Serbisë, sot janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga serbët në luftën e fundit në Kosove.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Sot janë gjetur mbetje mortore në Kizhevak, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve. Do të punojmë deri të na lejojnë kushtet atmosferike”, ka thënë ai.

Gërmimet në pjesën malore mes Rashkës dhe Kizhevakut kanë filluar që pesë vjet, ndërsa më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë.