LAJMI I FUNDIT: Enver Hoxhaj dhe kryesia e PDK-së japin dorëheqje para zgjedhjes së kryetarit të ri

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë dorëheqje para zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë në zgjedhjet që do të mbahen më 3 korrik.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë, ku njoftoi se ai dhe kryesia kanë dhënë dorëheqjen.

“Ne do të pushojmë punën në pozitat që mbajmë deri më 3 korrik kur do të mbahet Konventa”, ka thënë ai.