Pas Prishtinës, sonte edhe Suharekë është futur në karantinë. Kjo është bërë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në vendim thuhet se Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohen se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personat e infektuar me koronavirus, shkruan Ballkani.info.
Fshatrat Semetishtë dhe Bllacë në Komunën e Suharekës shpallën Vatra të përhapjes së Infeksionit.
Me këtë vendim ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës.
VENDIMI:








