LIVE

LAJMI I FUNDIT | Dronët dhe raketat iraniane arrijnë në Izrael, shpërthimet dëgjohen në Jerusalem dhe qytete tjera…

Ushtria izraelite konfirmoi se raketat balistike ishin lëshuar në Izrael dhe se shpërthime mund të dëgjoheshin mbi Jerusalem, qytete të mëdha në jug dhe veri të Izraelit.

CNN shkruan se gazetarët e tyre dëgjojnë shpërthime dhe se bëhet fjalë për mbrojtje kundërajrore që arrijnë të kapin raketat, transmeton Ballkani.info.

Zëdhënësi Hagari foli sërish. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të shkojnë në strehimore sapo të dëgjojnë sirenat.

Alarmet po gjëmojnë edhe në Beersheba, Dimona dhe zona të tjera në jug, në mes të një sulmi të vazhdueshëm me raketa dhe dron iranian ndaj Izraelit. /Ballkani.info/