LAJMI I FUNDIT: Bylbyl Sokoli largohet nga Ferizaj

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka njoftuar para pak çastesh se e ka ndërprerë kontratën me Ferizajn, skuadrën që e shpëtoi nga rënia nga Superliga e Kosovës.

Kohëve të fundit ishte raportuar se Sokoli ishte në bisedime për zgjatjen e kontratës, megjithatë tashmë kjo u konfirmuar që ai do të largohet nga Ferizaj.

Njoftimi i plotë i Sokolit:

Nga sot, me 20.07.2019 nuk do te jem me pjese e K.F. Ferizaj.

Një falenderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.
Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.
Falenderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.
Falenderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit per qendrim ne superligen e Kosoves.
Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj.
Nga B.Sokoli.

loading…