Partizani

LAJMI I FUNDIT/ Blerja e bujshme e verës, Eros Grezda i jep lamtumirën Partizanit

Aventura e Eros Grezdës në radhët e Partizanit është mbyllur pa filluar mirë. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e kuq pa u mbushur gjysma e sezonit më këtë skuadër, si pasojë e formës së tij sportive.

Grezda iu bashkua Partizanit në verë ne tentativën për të ringjallur karrierën nën drejtimin e Zoran Zekiç, i cili e kishte drejtuar edhe më parë në Kroaci. Por edhe në vendin tonë, futbollistin e përndoqi kalvari i gjatë i dëmtimeve dhe problemeve të vazhdueshme fizike.

Kështu, lojtari ka qëndruar më shumë në infermieri se sa në fushën e lojës dhe në rastet ku ka pasur mundësi të zbresë në fushë, ka qenë shumë larg pritshmërisë që kishte ndaj tij,. Ndaj palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim, pasi bashkëpunimi në këtë pikë nuk ishte ai që shpresohej. Futbollisti ka luajtur 15 ndeshje në total me të kuqtë, duke shënuar vetëm në gol gjatë pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës, në ndeshjen ndaj Atletik D’Eskaldes.

NJOFTIMI I KLUBIT

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe.