LAJMI I FUNDIT: Bie numri i të infektuarve, vazhdon ende gjendja alarmante e të vdekurve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!