Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 449 mostra të marra, 129 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të IKShPK-së, me këto rezultate numri total i të infektuarve në Kosovë deri më tani ka arritur në 11 mijë e 545 raste.
Po ashtu, është njoftuar se kanë vdekur edhe 9 pacientë, duke e rritur numrin e të vdekurve në 410 nga COVID-19, deri më tani.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 152 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7 mijë e 343, kurse numri i rasteve aktive me COVID -19 është 3,972.







