LAJMI I FUNDIT: Arrestohet një person në Junik si i dyshuar për blerje votash, dyshohet se është aktivist i VV-së ose AAK-së

Një person është ndaluar para pak çastesh në Junik në cilësinë e të dyshuarit për blerje votash në këtë komunë.

Burimet e Ballkani.info thonë se personi me inicialet A.T. aktualisht është duke u intervistuar në stacionin policor të Junikut.

Po ashtu këto burime thonë se ky persona dyshohet të jetë aktivist i VV-së ose AAK-së në këtë komunë.

Ballkani.info së shpejti ju sjellë informacione tjera lidhur me këtë ngjarje.

Çdo person i apostrofuar në këtë tekst është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta nga organet e drejtësisë.