Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.
“Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike. Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur persekutohet padrejtësisht.
Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj unë. P.S. Nesër nisem drejt Suboticës”, ka shkruar Koci.
Arbnor Spahiu është ndaluar në kufirin Hungari-Serbi, para disa ditësh. /Ballkani.info/







