Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa minutash në fshatin Tërpezë të Malishevës, ku një veturë është përplasur me një traktor.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkaq sipas fotografive të siguruara nga TV Malisheva shihet se Policia nuk ndodhet në vendin e ngjarjes.









