LAJMI I FUNDIT: 21 vjeçarja nga Podujeva vdes në QKUK disa orë pas lindjes me prerje cezariane

Ka vdekur në Mjekësinë Sportive një lehonë e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P. nga Komuna e Podujevës e cila sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.

Burimet brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjell në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i është kryer lindja.

Në Gjinekologji 21 vjeçarja ishte trajtuar për t’u dërguar sërish në Mjekësinë Sportive në kujdesin intensiv.

Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.