LAJMI I FUNDIT! 13 të vdekur dhe 389 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2420 testime, nga të cilat 389 persona kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 13 persona.

Ndërkohë, për të dytën ditë radhazi, numri i personave të infektuar është më i vogël se të shëruarit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 persona, raporton A2.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.