LAJMI FUNDIT: Liverpooli shpallet kampion pas 30 vjetësh

Liverpooli është kampion i Anglisë pas 30 viteve, kur për herë të fundit e kishin fituar titullin e Premierligës në viitn 1990.

Pas 31 xhiroeve Liverpooli shpallet matematikisht kampion pasi ka arritur t’i mbledhë 86 pikë, 23 pikë më shumë sesa City e cila sonte humbi kunder Chelsea në udhëtim me rezultat 2 me 1.

7 xhiro para fundit, Premierliga e di kampionin e ri i cili është Liverpooli, ekipi Kloppit ka qenë dominues gjatë gjithë sezonit, me vetëm një humbje dhe dy barazime.

Liverpooli vitin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë vit shpallet kampion i Anglisë.

Pjesë e këtij suksesi është edhe kosovari, Xherdan Shaqiri /Ballkani.info/