Lajmërohet Thaçi: Publikon emblemën e UÇK’së

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është lajmëruar në Facebook për herë të parë pas publikimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Thaçi në këtë rast ka publikuar fotografinë me emblemën e UÇK’së në Facebook, gjë të cilën presidenti nuk ngurron ta bëj herë pas here në rrjetet sociale duke publikuar iamzhe të tilla që kanë të bëjnë me luftën e pastërt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën ka shërbyer vetë.

Kujtojmë, që Presidenti i Kosovës Thaçi, Kadri Veseli dhe nëntë të tjerëve u janë ngritur aktakuzë për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur me Serbinë.

Ndërsa, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor, pas ngritjes së akuzës nga Specialja.