Lajmërohet Shkëlzen Gashi pas shkarkimit: Shpërndan shkrimin ku qytetarët e Kosovës quhen ‘linçues e dhunues’

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari politik i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpërndarë një shkrim ku ish-shefi i tij kritikohet për shkarkimin e tij, teksa ata që ia kërkuan ata, në këtë rast qytetarët, konsiderohen si dhunues e linçues.

Gashi, ka shpërndarë një shkrim të analistit nga Shqipëria që thotë se me këtë veprim Kurti iu bashkua turmës së linçuesve e dhunuesve.

“Fatos Lubonja: Lajme të këqija nga Kosova – Pse Kurti gaboi me shkarkimin e Shkëlzen Gashit, iu bashkua turmës se linçuesve dhe dhunuesve?”, ka shkruar Gashi, sipër postimit.

Ndërkaq, analisti në fjalë, siç duket e ka marrë shumë keq shkarkimin e Gashit, saqë ka sulmuar edhe televizionin T7, si dhe drejtuesin e emisionit Frontal, Arsim Lanin, të cilin e fyen për arsimimin e tij.

Shkrimin e plotë të Lubonjës mund ta lexoni duke klikuar KËTU.