Ish-zv.kryeministri

Lajmërohet Haki Abazi, thumbon LDK-në: Nuk ju do populli, e keni mykur e qelbur politikën

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thumbuar LDK-në e Isa Mustafës pasi humbi zgjedhjet në Podujevë.

Abazi përmes një postimi në Facebook ndërsa aludon në LDK-në, thotë se edhe sa zgjedhje duhet t’i humbin që ta kuptojnë se nuk i do populli dhe sipas tij e kanë mykur e qelbur politikën me fjalitë bajate, fyerjet e padurueshme dhe paditurinë në çdo sferë.

Postimi i tij:

Mirësia, vlera, respekti, integriteti, patriotizmi, dituria, dashuria për njerëzit dhe vendin, e vërteta, puna e ndjersa janë maratona e jetës se çdo njeriu që lind e rritet dhe i takon një identiteti të caktuar e që pashmangshëm na jep edhe detyrën për të qenë qytetar aktiv e pjesmarrës në jetën politike në rrethin ku jetojmë, lagje, fshat, qytet apo edhe përtej kufinjëve të shtetit.

Dje qytetaria politike me pjesamarrje aktive ka treguar verdiktin e vet, verdikt që nuk ka nevojë as interpretimi e as kualfikimi nga askush e më se paku nga ata që përfitojnë benefite, para, tendera e vende pune pa meritocraci nga sistemi i kapur.

Që nga nesër fillon obligimi për transparencë, llogaridhenie e kërkesa për realizim e planifikime në komunë dhe për kryetarin. Krejt në rregull sepse atë e zgjodhi vota qytetare me sinqeritet e Besim të madh dhe pa asnjë beneficion por me një kontratë te re mes popullit dhe përfaqësuesit të tyre. Kontrata e qeverisjes së mirë dhe për banorët e Besianës!

Por pyetja e madhe që duhet shtruar me urgjencë:

E kanë kuptuar këta që e zaptuan pushtetin, që nuk i do popullli? Edhe sa herë duhet humbasin në zgjedhje për të kuptuar që janë të padëshiruar, se e kanë mykur e qelbur politikën me fjalitë bajate, fyerjet e padurueshme dhe paditurinë në çdo sferë.

Sa më shumë që përdorin fyerjen si gjuhë politike aq me shumë shpërfaqin tradhetinë ndaj ndryshimit dhe afërsinë me krimin, korrupcionin dhe kapjen e shtetit. Sa me shumë që ikin nga zgjedhjet aq më shumë tregojnë largësinë nga qytetarët dhe votuesit.

Sa më shumë që hiqen akademik shpërfaqin analfabetizmin dhe mungesën e të menduarit logjik.

Në Rahovec nuk kanë fituar, në Prizren jo, në Ferizaj jo, në Prishtinë jo, në Gjilan jo, në Gjakovë jo as në Pejë nuk kanë fituar askund në Kosovë, në
Podujevë rihumbën- kënd e përfaqësojnë, në emër të kujt flasin e marrin vendime!