Ish deputeti
Lajmërohet Adem Grabovci, uron për ushtrinë me një foto të veçantë
Kuvendi i Kosovës sot i ka miratuar në lexim të parë tri ligje që FSK-në e shndërrojnë në Ushtri të re të Kosovës.
Për këtë vendim kanë uruar shumë zyrtarë të shtetit e personalitete të ndryshme.
Urime së fundi ka bërë edhe ish deputeti, Adem Grabovci.
Ai e ka postuar në Facebook një fotografi gjatë kohës sa ishte ushtar i UÇK-së.
“Në ditën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, kthim në kohë tek rrënja e saj- UÇK”, ka shkruar Grabovci. /Ballkani.info/