Lajme të këqija për Arsenalin, lëndohet edhe Mustafi

Arsenal arriti fitore kundër skuadrës së Bournemouth mirëpo ata pësuan një humbje tjetër.

Në këtë ndeshje mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi u lëndua pasi një përplasje me portierin Emiliano Martinez.

Ky është një lajm mjaftë i keq për Artetan, i cili nuk ka shumë opsione për mbrojtjen e kësaj skuadre.

Arteta për ndeshjen e të dielës kundër Burnley ka në dispozicion vetëm Sokratis dhe Holding.

Kohët e fundit trajneri i londinezve e kishte mbështetur mjaftë shumë Mustafin.