Lajm i rëndësishëm për mërgimtarët: Austria merr vendim për ata që udhëtojnë në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit

Austria ka marrë vendim për personat që vendosin të udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor.

Austria ka lëshuar sot vendimin për personat që vendosin të udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë ata që udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor, janë të detyruar që të futën në karantinë prej 14 ditëve kur të kthehen në shtetin e Austrisë, shkruan ORF.at

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka nxjerrë vendimin me një paralajmërim për udhëtim për vendet në Ballkanin Perëndimor. Këtë e ka bërë publike Ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg sot në Vjenë. Në mënyrë të veçantë, kjo vlen për Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në Austri tashmë ka raste të koronavirusit që u përkasin udhëtarëve nga Ballkani Perëndimor, tha Schallenberg. Testet për koronavirus ose një karantinë 14-ditore në shtëpi janë tashmë të detyrueshme për personat që hyjnë në Ballkanin Perëndimor.