Lajm i rëndësishëm i FFK-së: Hiqen kartonët e verdhë të mbartur

Lajm i rëndësishëm për të gjitha klubet pjesëmarrëse në edicioni e ri të IPKO Superligës së Kosovës, që fillon këtë fundjavë.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton të gjitha skuadrat pjesëmarrëse së në bazë të vendimeve të marra nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, me 31 korrik, në kuadër të risive që do të aplikohen në sistemin e ri digjital për raportimet online të delegatëve, për edicionin e ri futbollistik hiqen të gjithë kartonët e verdhë të mbartur, apo dy kartonët e verdhë të marrë në një ndeshje, por jo kartoni i kuq direkt.

Lojtarëve që janë nën dënim për karton të kuq, nuk u hiqet dënimi. Nuk hiqen as dënimet e tjera të dhëna nga komisionet përkatëse.

loading…