Ministrja e Shëndetësisë

LAJM I MIRË: Shërohen 10 pacientë nga koronavirusi në Shqipëri, dalin nga infektivi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi tek Spitali i Infektivit tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë.

Duke falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë, Manastirliu ju lutet qytetarëve të zbatojnë masat, pasi jemi ende në fillimet e kësaj lufte.