Futbollisti anglez, Cole Palmer është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e Chelseat.

Palmer ka kryer stërvitje me grupin dhe duket se është i gatshëm për ndeshjen e vikendit.

23-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit të Chelseat, ndaj Fulhamit dhe West Hamit.

Blutë e Londrës ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë ndaj Brentfordit, të shtunën.